Të gjithë e kemi një grup në Whatsapp me familjarët apo fisin, ku gjithë kohën vetëm flitet.
Edhe pse shumë prej nesh mund t’a kenë “mute” këtë grupin :p , në familjen Vllojca nuk ndodh dhe, edhe në Whatsapp debatet janë gjithmonë mes Marinës dhe Luanës.
Dy motrat Vjollca, që krijojnë një dyshe fantastike në skenë, gjithmonë debatojnë për vëmendjen e mamit të tyre, siç shpesh i kemi parë edhe në skenë!
Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Luana ankohet për Marinën te mami. Foton e ka ndarë vet Marina në një Instastory, teksa e quan spiune Luanën, ndërsa kjo e fundit e “kërcënon” që do publikojë videon e nisur në “group-chat”.
Nuk e dimë se çfarë ka bërë Marina këtë herë, por ne po presim videon… 🙂