Monika Lubonja është padyshim një nga aktoret më të dashura për publikun. Ajo ka marrë pjesë në shumë projekte, në të cilat ka patur suksese të mëdha. Ajo së fundmi ka postuar në rrjetin e saj Instagram një foto ku shfaqet shumë seksi pranë pishinës. Komentet nuk ishin dhe shumë të mira për aktoren, ku fansat e saj e akuzuan se kishte përdorur photoshop.
Për t’iu përgjigjur komenteve, aktorja ka postuar një InstaStory ku ka shkruar:
“Më vjen keq që nuk jam perfekte, por jam krenare që nuk jam fallco. Kjo është përgjigjja ime për ju, mike tendencioze.”
Mesa duket një mike e Monikës e paska akuzuar atë që ka operacione plastike ose përdor filtra ne Instagram. Akoma nuk kemi parë ndonjë mike të aktores që të reagojë ndaj thumbimit që ka bërë Monika.