Pas perfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘Kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve te tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt te ri televiziv.
Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Teksa e diela e kaluar shënoi episodin e fundit, ku Katerina, bukuroshja nga Bjellorusia u shpall fituese, Kristi teksa ka ndarë në foto ku shfaqen te githë pjesëmarrësit e këtij spektakli, krahas ka zbuluar se do të rikthehet sërish në ekran në Shtator. Nuk dihet nëse do te jetë sërish si pjesë e jurisë apo do të angazhohet me një projekt tjetër, por diçka të sigurt na e tregoi !