Arbana Osmani është tashmë nënë e tre fëmijëve dhe mes angazhimeve të shumta, e gjen kohën të kalojë “momente cilësore” edhe me të vegjëlit e saj.
Nëse portretin e Jonit e kemi parë prej vitesh dhe është kthyer në një personazh të dashur për ne, moderatorja po tregohet ende e rezervuar përsa i përket Diellit dhe Zoit.
Megjithëse i publikon herë pas here të vegjëlit, Arbana kujdeset të mos e tregojë portretin e tyre. Megjithatë, sot i ndau ca poza të ëmbla të Zoit, e cila qenka rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë.
“Mirëmëngjes”- shkroi Arbana krahas fotove ndau dhe një video, duke treguar se dita e saj sot ka nisur me fëmijët.