Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Teksa ajo shkëlqen në çdo dalje televizive, me Instagramin e saj bën krejt të kundërtën ku shfaqet krejt pa “filtra” , duke e shpalosur kështu veten për publikun e saj në çdo dimension.
Këtë herë Luana është e vendosur që të tregojë që është një nuse për shtëpi. Së fundmi, moderatorja ka qenë me mikeshat e saj në club, dhe bëri veprimin që askujt nuk ia merrte mendja – mori fshesën dhe nisi të fshijë vendin rrotull!
Këtë moment, Luana e ka ndarë edhe në një Instastory, ku shkruan: “A ka më punëtore?”
Pasi pastroi vendin, Luana ka nisur të kërcejë valle me mikeshat e saj duke shkruar në storyn pasardhës: “Me pastru po, me kcy valle po, nuse për shpi! “
Pastron po, kërcen po, në karrierë po, e bukur po… Na tregoni ju tani, a nuk është Luana nusja e duhur për shpi? 😉