Shumë shpesh, Efi dhe Kiara duket se gjenden përballë njëra-tjetrës.
Që nga BBV në hyrjen e tyre të dytë, ku duhet të luftonin përballë njëra-tjetrës për finalen, duket se vajzat gjithmonë vendosen “kokë më kokë”.
Thuhet se vajzat do të garojnë të dyja në “Dancing with the stars Albania” , ku do të sfidohen në kërcim. Gjithashtu, pasi Bora Zemani e la të lirë rolin e moderatores në “Për’puthen”, sërish përfliten të dyja për t’i zënë vendin.
Mes gjithë këtyre “betejave” me njëra-tjetrën, mesa duket vajzat kanë shije të njëjtë edhe në veshje. Kështu, Efi dhe Kiara, janë parë në rrjetet sociale teksa kanë bërë “xing” me të njëjtën veshje.
Kujt i shkon më shumë? Vendoseni ju…