Shumë shpesh kemi dëgjuar shprehje të tipit “Kush të urren, të do”, ose “Urrejtjen nga dashuria, një hap i ndan”. Epo, duket se këto shprehje, marrin kuptim te Ronaldo Sharka.
Para pak ditësh, gazetari ishte një qendër të vëmendjes në rrjet për një deklaratë të tij në “Kepin e Vipave”, ku thoshte se moderatorja Kiara Tito nuk ishte moderatorja më e përshtatshme për atë program dhe se “Kepi i Vipave” duhej t’i besohej Ronaldos.
Kjo deklaratë, e “irritoi” Luiz Ejllin, partnerin e Kiara Titos, i cili asokohe ishte duke u marrë me xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Luizi, përmes disa postimeve në Instastory, iu kthye Ronaldos, gjë që çoi më pas në një debat “virtual” mes tij e gazetarit, ku u përfshi edhe Kiara Tito.
Në episodin e pestë të “Kepit të Vipave”, konkurrentët pjesëmarrës nisën një lojë pyetjesh dhe pyetja drejtuar gazetarit nga Livia, ish-konkurrentja e “Për’puthen” ishte: “Trego kush është personi i fundit që ke kërkuar në Instagram? “
Kështu, Ronaldo Sharka nxorri menjëherë telefonin për t’ua treguar konkurrentëve dhe gjejeni pak emri i kujt ishte i pari? Pikërisht Kiara Tito.
Menjëherë, grupi ka shpërthyer në të qeshura teksa Ronaldo është shprehur “Eh, nuk keni për t’i marrë vesh kurrë…”