Kur ishte pjesë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli shpesh e pati shprehur vlerësimin e tij për Aurela Gaçen, me të cilën ka deklaruar se dëshiron edhe të bashkëpunojë. Shumë shpejt ai do sjellë duetin e tij të parë me Ghetto Geasy, por a ka në plan një këngë me Aurelën? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur kjo e fundit ditën e sotme në një intervistë për “Pushime on Top”.
Aurela la të kuptohet se nuk kanë një bashkëpunim në plan, teksa shtoi se gjërat e bukura zakonisht nuk lindin në hovet e mëdha.
“E kam parë që ka shprehur vlerësimin e tij për mua në BBV. Luizi ka marrë atë që do donte çdo njeri nga ai format. Ai tani është shumë i zënë. Si me mua, si pa mua ai suksesin e ka. Bashkëpunimet më të bukura vijnë jo në momentin kur ti je “on top”. Por, kur ti i ke arritur gjërat e tua dhe i bën për qejf pastaj. Luiz, kur të ketë mbaruar ky momenti “wow”, pas shumë vitesh, këtu do jemi”..”- tha Aurela