Një shkrim i gazetarit Mentor Kikia në Facebook mbi Luiz Ejllin dhe bashkëpunimin e dëshiruar prej tij me këngëtaren Aurela Gaçe, mori gjithë vëmendjen ditën e djeshme. Në shkrimin e tij, gazetari shprehte konsideratën për këngëtaren, teksa për Luizin shprehej se ishte një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike.
Pas shkrimit të gazetarit, erdhi dhe përgjigjja e Luiz Ejllit, si rrallëherë me një postim të dedikuar në Instagram, të cilin e fshiu më vonë.
Edhe pse Luizi tha që nuk do e fshinte këtë postim si Mentori, ai sërish e fshiu. Ndërsa nuk i dimë arsyet pse ka ardhur ky veprim i Luizit, nga ana tjetër gazetari Mentor Kikia, ka shkruar një tjetër postim lidhur me këtë situatë, ku i drejtohet ndjekësve të tij lidhur me portalet dhe mediat që e bënë lajm dhe i dhanë zë, ndërkohë që mohon të kërkojë falje për çdo deklaratë, pasi nuk ka nxjerrë asnjë informacion të pasaktë.
Shkrimi i plotë i gazetarit Mentor Kikia: