Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe gjithashtu më të komentuar për publikun.
Shpesh herë është folur për kriza e ndarje të çiftit, ndërsa ata vet kanë treguar që jo vetëm janë bashkë e të lumtur, por janë duke u bërë prindër për herë të dytë të një djali, gjininë e të cilit e zbuluan në 5-vjetorin e vajzës së tyre, Ajka.
E megjithatë, Xhensila e ka një problem me Besin dhe këtë e tregoi përmes një videoje në Instastory, ku ishte brenda në makinë me vajzën e saj, teksa Besi ishte jashtë duke “gëzuar” për shiun që më në fund ia nisi, pas gjithë ditëve mbytëse nga temperaturat e larta.
“Kur do rritet ?” – pyet Xhensila vogëlushen e saj, ndërsa Besi po kënaqet jashtë në shi.