Që pas daljes nga BBV, duket se Kiara Tito nuk ka pushuar asnjë moment të vetëm dhe ka qenë e angazhuar me rolin e saj si moderatore në “Kepin e Vipave”, koleksionin e saj KiraTito Brand si dhe nga ana tjetër intervistat, bashkëpunimet e reklamat.
Mirëpo, së fundmi duket se Kiara më në fund ka vendosur të pushojë paksa, duke u tërhequr disi edhe nga rrjetet sociale. Duket se kjo nuk i ka pëlqyer edhe aq fansave të saj, të cilët duan t’a shohin gjithë kohën.
Kështu, një fans e ka pyetur Kiarën se pse është tërhequr kaq shumë sa edhe foto nuk po poston më dhe përgjigjja e Kiarës ka qenë “Qetësia para stuhisë” , duke paralajmëruar kështu plane projekte të reja.
Aktualisht thuhet se Kiara në sezonin e ri televiziv do të marrë rolin e moderatores në sezonin e ri të “Për’puthen”, teksa flitet se njëkohësisht do të jetë edhe konkurrente në “Dancing with the stars Albania 2”