Gjatë qëndrimit në BBV, Olta Gixhari shpesh ka treguar marrëdhënien tepër të veçantë që ajo ka me Dorin, bashkëshortin e saj.
Ajo ka treguar si janë njohur, si ka vijuar marrëdhënia e tyre dhe si është ajo sot, teksa ka rrëfyer se nuk qëndron dot larg tij dhe nuk ia del dot pa këshillat e Dorit dhe bisedat me të për çdo hap që ajo hedh, duke e përshkruar si një njeri tejet inteligjent dhe kjo ka qenë një ndër arsyet pse është dashuruar me të.
Dhe për t’a vërtetuar edhe një herë këtë, Olta ka treguar se çfarë ka parë në telefonin e bashkëshortit të saj, që vjen si një këshillë edhe për burrat e tjerë, gjë të cilën aktorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
“Akoma po qesh” – shkruan aktorja, teksa në telefonin e burrit të saj ka lexuar një shprehje ku shkruhet:
” Vetëm frikacaku e pyet gruan nëse mund të dalë për një birrë me shokët. Një burrë i vërtetë e di që kjo nuk lejohet”
Epo burra, mbani shënim! 🙂