Modelja e njohur Bella Hadid është rikthyer në rrjetet sociale. Në një postim, modelja foli për trajtimin e saj të gjatë me sëmundjen “Lyme”. Ajo falënderoi të gjithë ata që ishin me të në këtë periudhë të vështirë. Përveç kësaj, modelja tregoi foto nga arkivi i saj personal që ilustrojnë muajt e saj të fundit.
“Kur isha një fëmijë që vuajta, do të isha shumë krenare për veten time si i rritur që nuk isha e zhgënjyer nga vetja. I jam mirënjohëse nënës sime që mban të gjitha dosjet e mia mjekësore, ishte pranë meje, nuk më la kurrë, më mbrojti, më mbështeti, por mbi të gjitha që besoi në mua”, nisi rrëfimin modelja e njohur.
“E vetmja gjë që dua t’ju them të gjithëve. Para së gjithash, unë jam mirë, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Së dyti, nuk do të ndryshoja asgjë për botën. Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, do t’i bëja të gjitha. Më bëri kjo që jam sot. Universi funksionon në mënyrat më të dhimbshme dhe të bukura, por më duhet të them që nëse luftoni, gjithçka do të funksionojë. Unë premtoj të qëndroj e fortë, të besoj në veten time dhe në më të mirën, atëherë retë do të fillojnë të shpërndahen. Ndjej mirënjohje të madhe për këto 100+ ditë trajtim, gati 15 vjet vuajtje të padukshme – ia vlente të gjitha”.
Ajo falënderoi ata që e ndihmuan dhe deklaroi se do të kthehej kur të ishte gati.