Rudina Dembacaj është një aktore mjaft e dashur për publikun shqiptar. Përpos karrierës , kurioziteti i rrjetit jo pak herë është te jeta e saj private, raporti me Mark Frrokun e mbi të gjitha me fëmijët e tij.
Së fundmi, aktorja ka hapur një komunikim me ndjekësit e saj përmes një “Ask me”, dhe ndjekësit e kanë pyetur pikërisht raportin me tre fëmijët e bashkëshortit.
Rudina është shprehur se tashmë raporti i saj me fëmijët është shumë i ngushtë dhe ka kaluar barrierat e fillimit, e madje i vjen keq kur ndjekësit i drejtohen me fjalën “fëmijët e Markut”, pasi ata janë edhe fëmijët e saj.
“Dua të theksoj se tani nuk është më një sjellje e kontrolluar siç ishte në fillim që unë përpiqesha, mundohesha. Pra, derisa u mësuam të gjitha palët. Tani është sjellje totalisht e natyrshme, vjen krejt organike. Dhe kur thoni ‘fëmijët e Markut’ më vjen keq, sepse për mua janë edhe fëmijët e mi.” – ka thënë Rudina.