Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari ka pranuar se është në një marrëdhënie dashure, pas 10 vitesh “single” . Ajo është shprehur se ndihet e lumtur dhe se pushimet po i kalon me njeriun.
Zhaklin Lekatari, gjatë një interviste në “Pushime On Top”, tregoi se tashmë ajo mendon se ka gjetur një person që koordinohet mirë me të dhe gërshetohet me mendimet e saj.
“Në këto pushime kam vendosur të jem e qetë, larg punës, komenteve, larg BIG-ut, Instagram. Vetëm me libra e palestër. Afër një personi, vera, kohë e mrekullueshme. Jam shumë e gëzuar, po shkon mjaft mirë. Ky është ai që e ka thyer atë 10vite “single”, nuk e di a është serioze” – ka treguar ish-opinionistja.
E pyetur nga gazetari për një propozim të mundshëm martese, Zhaklina ka thënë: “Jo, jo. Jam e çmendur, i bëj edhe vet propozimet.Jam e lumtur që jam në një marrëdhënie. Kam dashur një marrëdhënie, por jo dikë që do të m’a vështirësonte jetën, do m’a bënte më të shëmtuar, edhe më të vështirë duke më vendosur kufij. Mendoj se kam gjetur një person që koordinohet mirë me mua dhe gërshetohet me ato mendimet e mia. Deri tani gjithçka është në rregull” – ndërsa identitetin e partnerit ka vendosur të mos e zbulojë.