Ndarja mes Olsi Bylykut me Egli Takot është ende kryefjalë në mediat rozë. Dyshja i dha fund lidhjes disa vjeçare duke habitur të gjithë përreth pasi çdo gjë u bë pa asnjë deklaratë e duke lënë mister arsyen.Madje këtë gjë e konfirmoi edhe miku i tyre i përbashkët ditën e djeshme, Lorenc Hasrama.
Duket se gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin është një “follow” në Instagram. Në media kanë nisur të qarkullojnë edhe rreth shkakut të ndarjes.
Në rrjet po përflitet se mamaja e aktorit mund të jetë “molla e sherrit” mes çiftit. Kjo gjë është përforcuar edhe pas “lëvizjës” së saj të fundit.
Pavarësisht ndarjes së çiftit, nëna e Olsit dhe Egli vazhdonin të ndiqeshin në “Instagram”, por jo më. Tashmë Egli nga familja e ish-partnerit ndjek vetëm kunatën dhe vetë Olsin.
Duke qenë se dyshja s’ka folur publikisht për ndarjen, ende asgjë nuk është e sigurtë.