Mbrëmjen e djeshme, Luiz Ejlli është kthyer “në shtëpi”. Koncerti i tij i radhës ka qenë në Shkodër, ku Luiz Ejlli nga i ftuar është kthyer në “të zotin e shtëpisë”, duke respektuar gjithë fansat e tij.
Kështu, gjatë një komunikimi “live” dje me ndjekësit e tij në Instagram, një nga fansat i tha se nuk mund të shkonte te koncerti i tij, pasi nuk kishte mjaftueshëm para për hyrjen dhe tavolinën. Kjo i kujtoi Luizit një periudhë në jetën e tij, ku nuk kishte mjaftueshëm para të dilte dhe të ndiqte koncertet e këngëtarëve të preferuar.
“Nuk dua të bëj si boss, po kush të dojë le të vijë se ua paguaj unë. E di që keni qejf të jeni aty e të këndojmë të gjithë bashkë. Edhe unë kam ndenjur shpesh në shtëpi për shumë kohë, se nuk kisha mundësi të dilja se nuk kisha lekë, edhe pse kisha qejf të shkoja nëpër koncerte edhe nuk kam mundur të dal. E di që mund të keni pak siklet, po nuk ka turp. Hajdeni të gjithë, sa të nxejë brenda do rrimë, mos e ‘çani kokën’ “ – ka thënë Luizi.
E me sa duket, Luizi e ka mbajtur premtimin, pasi në një moment gjatë mbrëmjes ai iu tha fansave të tij që ka porositur shampanjë për të gjithë dhe menjëherë stafi ka shpërndarë shishet në tavolinat e të pranishmëve, duke vazhduar një mbrëmje plot muzikë, kërcim e argëtim deri në orët e para të mëngjesit.
Gjithashtu, Luizi ka surprizuar para koncertit, një nga fansat e tij me aftësi të kufizuara, i cili prej kohësh e priste një takim me Luiz Ejllin e më në fund iu plotësuar dëshira.