Rrjetet sociale shpesh krijojnë ‘tymnaja’ lidhur me raporte të ndryshme nisur nga interpretimet që bëhen. Me gjithë rastet kur supozimet e njerëzve kanë rezultuar te verteta, ka shumë të tjera që mbetet aludime te nxituara dhe të gabuara.
Çfarë ndodhi këtë herë ?
Ditët e fundit në mediat sociale ishte aluduar se miqësia mes Bora Zemanit dhe Semi Jaupit ishte krisur. Shkak u bë jo vetëm fakti se ato nuk ishin shfaqur bashkë në rrjetet sociale, por edhe mungesa e komenteve dhe pëlqimeve në postimet e njëra-tjetres.
Por Semi me komentin e saj të fundit në postin e Borës teksa hodhi xhirimet për spotin publicitar i vendosi vulën të gjitha aludimeve.