Kiara Tito është aktualisht një nga personazhet më të pëlqyera të publikut. Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe stili i saj i jetesës.
Së fundmi, ajo ka qenë më pak aktive në Instagram, ndërsa vazhdimisht ndan shkrime në “Twitter” me ndjekësit e saj. Këtë herë ajo i ka pyetur ndjekësit lidhur me stilin e saj të flokëve.
“Si thoni ti bëj ca fije?” – shkruan Kiara në llogarinë e saj, duke kërkuar kështu mendimin e fansave të saj.
Po ua vendosim edhe një foto të Kiarës me flokët me fije këtu, që të shihni si duket moderatorja me një stil të ri flokësh.