Luana Vjollca padyshim është një ndër moderatoret më të komentuara e më të pëlqyera të ekranit shqiptar. Natyra e saj energjike, pozitive dhe dëshira për punë e sukses, i kanë dhënë asaj gjithë dashurinë e publikut të saj.
Por, kjo është vetëm një anë e Luanës. Moderatorja shpesh na tregon në rrjetet e saj sociale versionin më të vërtetë të saj dhe momente të përditshmërisë. Gjithashtu, Luana është një ndër personazhet publikë që thuajse në çdo dalje të saj televizive, jep mesazhe të ndryshme që lidhen me jetën e më së shumti me dashurinë.
Së fundmi këtë gjë, Luana e ka bërë edhe në Instagramin e saj, ku ka treguar një episod të fëmijërisë së saj lidhur me motrat dhe nënën, me të cilat Luana ka një marrëdhënie tepër të veçantë. Me një foto që moderatorja ka postuar në Instastory, të një picerie në rrugët e Tiranës, ajo ka shkruar:
“E mbaj mend këtë vend që kur kam qenë unë bebe dhe sa herë e shoh, kam nostalgji për kohën kur mami mezi ia dilte të 4 motrave atë gjënë që donim në atë moment, por unë deri sa u rrita, s’e kuptova kurrë sa vështirë e kishte… Vlerësoni çdo gjë që bëjnë prindërit për ju, sepse absolutisht çdo gjë e tyre për ju bëhet me shumë sakrificë. Thuaji të dua dhe faleminderit, sa herë që mundeni. Mam, të dua dhe faleminderit 💜” – ka shkruar Luana në foton e postuar.