Krist Aliaj (Dragot) është një nga banorët më të komentuar të BBV, i cili arriti të prekë finalen e madhe në një dyluftim “kokë më kokë” me Luiz Ejllin për çmimin e madh.
Gjatë BBV, kemi parë marrëdhënien e veçantë që Kristi kishte me të ëmën, e cila dje ka festuar ditëlindjen, ku nuk kishte se si të mungonte urimi i të birit.
Përmes një fotoje të postuar në Instastory, kur Kristi ishte ende fëmijë, ish banori i BBV shkruan: “Gëzuar ditëlindjen një dhe e vetmja, mama VIP 😊 Mimoza ❤️❤️❤️”
Kujtojmë se Kristi sapo ka përmbyllur eksperiencën e tij si anëtar jurie në “She’s On Top” përkrah Dea Mishel, teksa ka paralajmëruar rikthimin në shtator, duke treguar kështu se do të jetë pjesë e sezonit të ri televiziv në “E diell”. Gjithashtu, Kristi ka treguar se po mendon të hapë një linjë të tijën të parfumeve.