Olta Gixhari është padyshim një nga personazhet më të komentuar të momentit në rrjet dhe kur vjen fjala për të tillë personazhe, kurioziteti për të mësuar më shumë për ta, është shumë i lartë. Për këtë arsye, aktorja ka hapur dje një komunikim me ndjekësit e saj, përmes një “Ask me a question” në Instagram. Ja disa nga pyetjet që iu bënë protagonistes së “Në kuadër të dashurisë dhe përgjigjet e saj:
“Çfarë plani ke për të ardhmen tënde që nuk e ke thënë asnjëherë?”. Kësaj pyetjeje, Olta i është përgjigjur duke i thënë: “Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen, por punoj çdo ditë për të. Çohem çdo ditë me ëndrra, me dëshirën për të bërë gjëra të bukura dhe me shpresën që do të jetë më mirë se dje. Jam optimiste dhe ëndrra ime është që djali im të jetojë më mirë se unë.”
Një tjetër pyetje drejtuar Oltës, ka qenë përsa i përket komunitetit LGBTQ+. “A ke miq LGBT+ ?” – ka qenë pyetja për aktoren, së cilës Olta i është përgjigjur duke treguar se po, ka miq të këtij komuniteti dhe janë shumë “cool”.
Gjithashtu, Olta Gixhari shpesh herë ka treguar për jetesën e mirë që ajo bën dhe pushimet e saj, gjë që ka zgjuar kuriozitetin e ndjekësve për pushimet e saj dhe qytetin më të bukur që ka vizituar. Sa i përket kësaj, aktorja ka treguar se për të vendi më i bukur që ka vizituar ka qenë Havana dhe e e gjithë Kuba, dhe pas saj vjen Spanja, ku aktorja ka jetuar me bashkëshortin e saj ku dhe ka sjellë në jetën djalin e saj, Amar.