Me siguri shumë prej jush, nuk e keni e gjetur personazhin për të cilin bëhet fjalë në këtë foto!
Epo, po ua themi ne. Vogëlushja në foto është Rudina Dembacaj, së bashku me motrën e saj. Foton e ka ndarë motra e Rudinës e më pas edhe vet aktorja, teksa ka shkruar për motrën e saj “Ëhë, po më merr hakun që është kujdesur dikur…shumë dikur!”
Kjo foto ka ardhur pas shumë “ankesave” që Rudina ka pasur për motrën e saj. Ajo e quajti veten shofere të motrës, dado të fëmijëve e shumë “ankesa” të tjera, e mesa duket motra e saj e postoi këtë foto që t’i rikujtojë Rudina Dembacajt që tashmë është koha t’i “paguajë” faktin që eshtë kujdesur për të kur ka qenë e vogël. Sigurisht që e gjitha është në konteksin e shakasë dhe ‘gërricjeve’ mes motrash, pasi ato kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëra-tjetrën. -Marrëdhënie që përfshin edhe këto ‘detyrime’ ! Ta kuptojmë hallin, Rudina! 🙁