Fifi është një këngëtaret më të pëlqyera për publikun. Edhe pse së fundmi këngëtarja është bërë nënë dhe kohën e saj ia ka dedikuar rritjes së vogëlushit Theo Mal, sërish Fifi ka gjetur kohë për të sjellë muzikën e saj te fansat, me disa bashkëpunime mjaft të suksesshme me artistë si Young Zerka dhe Ronela Hajati.
Mirëpo, me gjithë këngët që Fifi ka bërë kohët e fundit, të gjithë besoj biem dakord që pika e fortë e këngëtares janë baladat, pasi edhe pse kanë kaluar disa vite, hite si “Marova”, “Zhurmë”, “Diell” etj, vazhdojnë të adhurohen në publiku.
E me sa duket, këtë edhe Fifi e di shumë mirë. Së fundmi, ajo ka paralajmëruar gjithë fansat e saj se shumë shpejt, do qajmë të gjithë së bashku me këngët e saj të reja, duke paralajmëruar kështu disa projekte që mbajnë “vulën” e saj.
“O pasha mamin shumë e qetë jam…se e di çfarë këngësh do nxjerr në tetor/nëntor/dhjetor. Pasha mamin, do qajmë shumë bashkë.” -shkruan këngëtarja në disa postime në Instastory.
Epo, të presim vjeshtën tashmë për të dëgjuar “perlat” e Fifit, dhe për të qarë të gjithë së bashku! 🙂