Aktorja Megi Pojani, ndodhet këto ditë në pushime me familjen e saj. Të shumta kanë qenë postimet në rrjetet sociale, nga Megi, por edhe nga motrat e saj që janë bërë gjithashtu “hit” në Instagram.
Motra e madhe e Megit, ka publikuar mbrëmjen e djeshme disa InstaStory, ku ajo që bie në sy është Megi, duke ndjekur ndeshje futbolli.
Me gjasë, Megi edhe nga pushimet nuk ka humbur ndeshjen e partnerit të saj Endri Çekiçi. Ky i fundit luan me skuadrën e “Konyaspor”.
Megi Pojani dhe futbollisti Endri Çekiçi përfliten prej muajsh si çifti më i ri i shoubizit shqiptar, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë reagim publik.