Luiz Ejlli padyshim është (ri)zbulim i televizionit dhe fenomeni i vitit, ku gjithçka ka lidhje me të dhe çdo veprim i tij kthehet në lajm, pasi fansat vazhdojnë t’a ndjekin me po aq adhurim sa e ndoqën edhe gjatë formatit të BBV.
Historia, loja, natyra e tij e kthyen në njeriun më të pëlqyer të këtij viti dhe personazhin më të pëlqyer ndonjëherë të një formati televiziv, ku dashurinë e fansave të tij, këngëtari e merr edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, nëpër koncerte, rrugë, mesazhe e komente.
Kështu, në njërin nga postimet e tij, një nga fanset ka treguar se si kushëriri i saj kishte vazhduar të shihte Luizin deri në çastet e fundit të jetës në spitalin e Torinos. Ajo u shpreh se këngëtari ka bërë njerëzit të harrojnë dhimbjet e shpirtit.
“Ti ke bërë njerëz të harrojnë dhimbjet e shpirtit duke të ndjekur ty. Kam rastin – djali hallës time të ka ndjekur deri në çastet e fundit të jetës në spitalin e Torinos. Harrohej te kufjet shkonin mjekët e flisnin.” – tregon komentuesja e pas kësaj historie të shkurtër edhe shumë fansa të tjerë janë shprehur se kanë histori të ngjashme me atë që ndjekësja tregoi.