Këngëtari i njohur Ledri Vula është një ndër artistët më të dashur nga publiku shqiptar, i cili numëron një numër të madh fansash që e përkrahin atë.
Ai gjithashtu është edhe një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave artisti shpesh herë ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e tij.
Së fundmi reperi ka treguar një nga veprimet më të ‘çmenduar’ dhe më të veçanta që një nga fansat e tij të zjarrtë ka bërë për të.
Teksa ka publikuar një video në InstaStory, Ledri ka treguar që fansja e tij e ka bërë tatuazh në dorë autografin e tij “Vula”.
Mirëpo “Vula” nuk është një tatuazh si gjithë të tjerët, sepse mesa duket ai ka një kuptim të veçantë për fansen e ‘zjarrtë’, pasi ai i kujton të ëmën.
“Ky tatuazh ka shumë kuptim për mua dhe sjell shumë kujtime me nënën time. Unë dhe mamaja ime shkonim së bashku në koncertet e Ledrit, këndonim këngët e tij dhe argëtoheshim më shumë, dhe këngët e tij ishin opsioni i parë kur donim të ndiheshim mire. Kështu që sa herë që e shoh këtë tatuazh do të më sjellë këto kujtime të mrekullueshme. “Merri merri” do të jetë gjithmonë kënga jonë e preferuar mami”, ka shkruar fansja.