Ritaa dhe Rozaa Lati janë padyshim dyshja nënë e bijë më “cool” që njohim. Përpos karrierës së tyre, marrëdhënia e veçantë që ato kanë me njëra-tjetrën, i ka bërë edhe më të pëlqyera në publik.
E dimë që shumë prej jush do e donin një marrëdhënie të tillë kaq shoqërore me nënën e tyre, por na lejoni t’iu themi që përtej asaj që shohim në rrjete social, Rita është një mama tipike shqiptare.
Së fundmi, Roza dhe Rita po kalojnë disa ditë pushime me njëra-tjetrën në bregdet. Dhe sapo Roza largohet një moment nga çadra, kur kthehet gjen mamin e vet duke blerë tufa sherebele dhe jo një, por për gjithë fisin e lagjen!!!
Sigurisht, këtë moment Roza e ka postuar në rrjetet e saj sociale, duke treguar me fakte se çfarë është duke bërë mamaja e saj në plazh, dhe kjo video është kuptimi i plotë i shprehjes: “Më thuaj që je një mama shqiptare, pa më thënë që je një mama shqiptare” !!! Ndiqni videon e plotë… 🙂