Edhe pse ende nuk e kanë pohuar për publikun, tashmë është shumë e qartë që partnerja e Capital T është modelja Adrola Dushi.
Më herët në një intervistë, Capitali deklaroi se është i dashuruar, në një marrëdhënie që e quan qetësi, bekim, lumturi. Ai tha se partnerja e tij do të jetë me të në momentet më të rëndësishme për të.
Edhe pse, Adrola ka qenë në çdo event të reperit e pranishme, sot më shumë se çdo herë tjetër ata e (ri)konfirmuan lidhjen e tyre. Sot është dita e madhe e Capital T. Për pak orë, ai do të zhvillojë koncertin më të rëndësishëm të karrierës së tij deri më tani, e sigurisht në këtë ditë nuk mund të mungonte mbështetja e partneres së tij, Adrola Dushi.
Burimet për “Xl Social Media” kanë treguar se gjatë gjithë ditës, ajo ka qëndruar krah reperit në parkingun e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet “Time Capsule 2”. Këtë e ka konfirmuar edhe vet modelja përmes një postimi në Instastory nga provat e fundit të koncertit të sotëm.
Koncerti i sotëm pritet të jetë një mbrëmje e paharruar, me performancat ‘live’ të artistëve si: Mc Kresha&Lyrical Son, Elvana Gjata, Majk, 2Po2, Alban Skënderaj, Ledri Vula. Hapja e koncertit do të bëhet nga Rina Balaj, Lluni, Kanita dhe Il Ghost, ndërsa do të jetë i ftuar special edhe artisti ndërkombëtar Akon.