Ronaldo Sharka, kohët e fundit është kthyer në një personazh mjaft të komentuar në rrjet. Përveçse në televizion, ai është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale.
Ai ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, me debatet e vazhdueshme që ka krijuar me disa nga ish banorët e BBV si dhe me debatet që ka krijuar me të ftuar në “E diell”. E duket se, “debate” të reja do të lindin tashmë.
Pak më parë, gazetari ka paralajmëruar se në orën 20:00 në Instagramin e tij do të zbulojë një thashethem që qarkullon për dy nga ish banorët e ish banorët e BBV.
“Sonte në 20:00 sytë te profili im. Një foto bombë ekskluzive që vërteton disa thashetheme për dy nga ish-banorët e BBV” – ka shkruar Ronaldo në një postim që ka shpërndarë në Instastory.
Çfarë lajmi po paralajmëron Ronaldo? Sigurisht, mund të jetë edhe një ‘lojë’ e gazetarit për të marrë vëmendje ose thjesht shaka, por na mbetet të presim që t’a marrim vesh!