Pasditen e sotme, gazetari Ronaldo Sharka “ndezi” rrjetin me postimin në Instastory, ku tha se do të tregonte “lajmin bombë” për një thashethem që qarkullonte lidhur me 2 ish banorë të BBV. (Lexo këtu) Me sa duket, lajmi ishte pikërisht për Dean dhe Kristin, ku dukej se ishin duke drekuar së bashku e për çudi nuk kanë postuar asgjë në rrjetet sociale – duke shtuar kështu edhe më shumë ‘zërat’ për një lidhje mes tyre.
Lidhur me këtë, ka vendosur të reagojë vet Dea, e cila ka treguar se kishte dalë me Kristin për peshkim në Qerret, dhe kishin ndaluar në një restorant të konsumonin “prenë” e tyre.
Pra, ishte thjesht një drekë shoqërore, të paktën sipas Deas, ndërsa nga Kristi nuk ka ende asnjë reagim!