Pas shumë angazhimesh, projektesh, koncertesh, më në fund Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë nisur pushimet e tyre. Ata kanë zgjedhur si destinacion për të pushuar Bodrumin në Turqi.
Për të përshëndetur ndjekësit e tyre, Luizi ka hapur një komunikim “live” në Instagram. Mes shumë mesazhesh nga fansat, dikush i ka kërkuar Luizit të përshëndesë Sali Berishën, të cilin Luizi nuk ka ngurruar aspak t’a përshëndesë direkt.
“O i madhi doktor, o legjendë, përshëndetje” – i është drejtuar Luizi Berishës.
Edhe pse larg politikës, Luizi gjithmonë e shpreh hapur pëlqimin e tij kundrejt Sali Berishës dhe vlerësimin për të.