Thumbat mes Arjola Demirit dhe Luiz Ejllit në rrjetet sociale kane qenë jo të pakta që pas deklaratës së bërë nga këngëtari. Gjatë qëndrimit në BBV, Luizi u shpreh se aktorja viktimizohej më kot në program, pasi familja e saj ishte në kushte shumë të mira ekonomike.Kjo bëri që Arjola mos t’i kursente thumbat ndaj këngëtarit, aq sa së fundmi fansat e tij i janë ‘vërsulur’ në komente duke i thënë t’i kërkonte falje. Në postimin e fundit të saj, Arjola është përballur me fansat e Luizit.
“Arjola nuk duhet t’a kritikoje legjendën e gjallë të shqiptarve Luiz Ejllin, dil e kërko falje” – komenton ndjekësja, teksa Arjola nuk ia ka ‘përtuar’ përgjigjen, duke ironizuar keq Luiz Ejllin.
“Legjendat jane përralla zogu, macet lëpihen. Shqiponjat nuk u kërkojnë falje zorrave, fluturojnë lart” – ka shkruar Arjola.
Më tej ndjekësja ka vijuar me komentet, por dyket se aktores Arjola Demiri nuk i interesoi më kjo temë, pasi e tha çfarë kishte për të thënë. “E ke gabim! Luizi është legjendë dhe i tillë do të mbetet sepse është unik, i ka pordhur me estradë me politikë me të gjithë, dhe besomë që me kandidu për Kryeministër, fiton”- i shkroi fansja e Luizit, teksa aktorja e ka mbyllur diskutimin duke shkruar: “Kujt i intereson zemër”
Kujtojmë se aktorja ishte një nga mbështetëset e Luizit gjatë qëndrimit të tij në BBV, mirëpo pas deklaratës së tij, ajo ndryshoi qëndrim ndaj këngëtarit.