Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë larguar drejt Bodrumit në Turqi për të shijuar disa ditë pushimi vetëm me njëri-tjetrin.
Me sa duket gjatë ditës së sotme, Kiara ka pësuar një ‘tronditje’ të vogël. Ajo ka shëtitur me Luizin me motorr uji, e duket se kjo shëtitje nuk i ka bërë dhe aq mirë.
Përmes një postimi në Instastory, moderatorja ka treguar gjendjen e saj pas shëtitjes me Luizin, i cili i kishte thënë se nuk do ecte shpejt, gjë që sigurisht nuk ndodhi dhe Kiara përfundoi kështu:
“Sapo bëra dhe unë një xhiro me motorr uji me Luizin dhe kjo është pamja ime pas xhiros. Më tha që nuk do t’i jap shpejt…po po!” – ka thënë Kiara Tito.