Egli Tako dhe Olsi Bylyku prej kohësh janë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave, për ndarjen e tyre pas një lidhjeje 5 vjeçare. Teksa Olsi ka treguar detaje më shumë për ndarjen në intervista dhe në gjithë këngët që ka bërë këto kohë, të cilat kanë ardhur si dedikime kundrejt (ish)partneres, Egli Tako ka vendosur të mos flasë lidhur me këtë temë.
Pasi kanë kaluar disa muaj nga ndarja e shumëpërfolur, tashmë secili po merret me projektet e veta dhe historia e tyre është mbyllur me kohë. E megjithatë, ndjekësit e tyre ende duan të dinë më shumë rreth kësaj historie e përjetimeve të tyre, sidomos pas ndarjes.
Së fundmi, Egli Tako ka hapur një komunikim “pyetje-përgjigje” me ndjekësit e saj në Instagram, dhe sigurisht nuk mundi t’i “shpëtonte” pyetjeve që lidheshin me Olsi Bylykun dhe jetën e saj private.
“Të lutem të vërtetën…të mungon?” – shkruan një ndjekëse e Eglit.
Me këtë pyetje, Egli ka vendosur t’i japë përgjigje gjithë pyetjeve që i bëhen me Olsin. “Kam një pafundësi pyetjesh të tilla dhe ju mirëkuptoj, sepse “deri diku” keni të drejtë të pyesni. Po përgjigjem sot për herë të parë dhe të fundit për këtë temë! Unë jam njeri ekstremisht emocional. Lidhja njerëzore është lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti!! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, lë një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton është i detyruar t’a ndiejë boshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtit tonë me gjëra të tjera, e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh. Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për gjithë ditët e mira! Faleminderit për suportin! Mjafton të kemi shëndet të plotë! Jam mirënjohëse dhe i uroj fat në atë çfarë kërkon nga jeta!” – ka shkruar Egli sa i takon Olsi Bylykut.
Sa i takon statusit të saj aktual, Egli Tako ka treguar për ndjekësit e saj se tani është single, në një marrëdhënie shumë të fortë me veten. Ndërsa për sa i përket mënyrës se si e ka kaluar ndarjen, ajo ka treguar se sipas mendimit të saj, asgjë nuk ecën dhe askush nuk mbahet me zor. “Planet e Zotit janë më të mëdha se planet e tua” – ka thënë Egli.