Finalistja e “Big Brother Vip Kosova”, Xhuliana Nura përveç bizneseve që ka pasur deri tani kryesisht si trajnere fitnesi, tani e ka nisur edhe një biznes të ri.
Ajo ka treguar se e kanë hapur një biznes të quajtur “Pitet e Xhulit”, dhe është duke bashkëpunuar me “Bagolinën” në lagjen Lakrishta.
Ajo ka treguar për mediat në Kosovë se me qejf i përgatit pitet me spinaq dhe presh.
Ajo ju ka bërë thirrje vajzave të reja dhe grave që të përkushtohen ndaj vetes dhe punës në mënyrë që të kenë sukses në jetë.
Kujtojmë se ajo doli finaliste në “BBVK”, përballë Stresit, Artanit, Vedati dhe Mbresa.