Reperi Stresi është në qendër të vëmendjes për shkak të karrierës dhe jetës personale. Ky vit ka qenë me shumë suksese për të, e më i madhi ndodhi kur fitoi “Big Brother Vip Kosova”.
Por, komentet negative nuk kanë qenë të pakta, por mesa duket ai nuk do i kushtojë rëndësi.
“Heshtja ime nuk do të thote që jam dakort me ty, por buzëqeshja do te thote shumë”- shkruan ai krah fotos që publikoi ditën e sotme.
Kujtojmë se Stresi u komentua gjerësisht në rrjet pas performancës në koncertin e Noizy-t, aty ku u duk se nuk po kapte ritmin e këngës. Në rrjet u komentua dhe u vu në dyshim aftësia e tij për të kënduar live.