Prej kohësh, Olsi Bylyku dhe (ish) partnerja e tij Egli Tako, janë në qendër të vëmendjes me ndarjen e tyre. Edhe pse kanë folur pak rreth kësaj çështjeje, ata të dy deklaruan se janë ndarë. Olsi ka qenë ai që i ka dhënë pak më tepër vëmendje ndarjes së bujshme, me intervistën e tij në emisionin “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, si dhe projektet e tij muzikore për të cilat tha se ishin të lidhura me situata e tij.
Nga ana tjetër, ish partnerja e tij Egli Tako, ka bërë dje në Instagramin e saj një reagim të parë dhe të fundit sa i përket ndarjes nga aktori. (Lexo këtu reagimin e Eglit) Me sa duket, tashmë dhe Egli po i “bashkohet” trendit të Olsi Bylykut, pasi dhe ajo ka nisur punën për një projekt muzikor.
E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Egli ka treguar se shumë shpejt do të vijë kënga e re. Megjithatë, në një komunikim me pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj (Ask me a question) , Egli nuk e ka kursyer një “thumb” (indirekt) për ish-partnerin e saj.
Kështu, një ndjekës i thotë Eglit se i mungojnë këngët e saj. Përgjigjja e Eglit?! “Të presim edhe pak, se pastaj do thoni shfrytëzove momentin. Jo se ka ndonjë gjë, por meqë kemi sedër.” Duke marrë parasysh faktin që aktori Olsi Bylyku pas ndarjes nga Egli, ka lançuar disa projekte muzikore njëri pas tjetrit, a mos ishte kjo një kunjë për Olsin, i cili sipas Eglit, ka shfrytëzuar momentin dhe është pa sedër?!
E pas kësaj që shumëkush e ka parë si një “kunjë” kundrejt Olsit, dhe shumë mesazheve të ndjekësve që kërkojnë një këngë nga Egli, duket se e ka marrë parasysh kërkesën e ndjekësve të saj, pasi pas kësaj ajo ka postuar një foto nga një studio muzikore, ku po punon me këngën e re, ku dhe shkruan “Thoni pastaj që s’ju dëgjoj fjalën”
Epo, urime Egli, jemi shumë kuriozë të dëgjojmë projektin e ri! 🙂