Butrint Imeri ka marrë sërish vëmendjen me veprimin e fundit, për të cilin po “kryqëzohet” në rrjet.
Së fundmi, Butrinti ka surprizuar në koncert një nga fanset e tij, e cila ishte me aftësi të kufizuara. Këngëtari, e ngjiti vajzën në skenë dhe nisi të këndojë këngët e tij, i ulur para saj. Ky moment e ka bërë vajzën shumë të lumtur, duke emocionuar edhe publikun.
Mirëpo, lumturia nuk zgjati shumë. Video menjëherë u bë virale në rrjet, dhe bashkë me këtë nisën edhe komentet.
Komentuesit nisën të shkruajnë për Butrintin që është një kopje e shëmtuar, që po përpiqet të imitojë Luiz Ejllin. Këto komente kanë “ndezur” rrjetin, dhe kanë ardhur si pasojë e suprizës që Luizi ka bërë para pak ditësh në koncertin e tij në Shkodër, për fansin e tij i cili gjithashtu ishte me aftësi të kufizuara.
Edhe pse Luizi nuk ishte i pari që e ka bërë këtë gjest, ashtu si as Butrinti nuk do të jetë i fundit, të dy artistët kanë fansat e tyre dhe të dy janë mjaft të suksesshëm në muzikën që bëjnë! 🙂