Maestro dhe Efi janë dy nga personazhet më të komentuar të BBV 2. Edhe pse nuk ka pasur ndonjëherë debate të forta mes tyre, nuk kanë pasur as miqësi.
Së fundmi, ka qenë gazetari Bled Mane që ka bërë bashkë dy ish-banorët, në festivalin që u mbajt ditën e djeshme në Përmet, me qëllim promovimin e vendit dhe traditës përmetare.
Ndërsa Armaldo Kllogjeri ka qenë i ftuar për të kënduar në festival, Efi ka qenë e ftuara speciale e mbrëmjes, për të shpallur fituesin e një loje shpërblyese të organizuar nga Bled Mane.
Me sa duket, Efi dhe Maestro kanë kaluar mjaft mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata kanë ndarë në rrjetet sociale momente teksa këndojnë e kërcejnë së bashku. “Me ty mburret Përmeti” – janë vargjet që këndon Maestro, duke ia “dedikuar” Efit, meqë është nga Përmeti. Epo, ndoshta po lind një miqësi e re mes Maestros dhe Efit, tashmë që nuk janë më brenda lojës së BBV!