Disa prej tyre vijojnë të mbeten miq e disa nuk flasin fare me njëri-tjetrin, a e dinit që këto personazhe të njohur kanë qenë në një klasë gjatë studimeve?
Elvana Gjata, Jonida Vokshi, Bes Kallaku kanë studiuar së bashku për ‘Regji’ te “Akademia e Arteve”.
Saimir Pirgu, Denada Toçe, Eglein Laknori, Ermal Mamaqi kanë qenë bashkë në liceun “Jordan Misja”.
Nora Istrefi, Zanfina Ismajli, dhe Fjolla Krasniqi kanë qenë së bashku gjithashtu në një klasë.
Ardit Gjebrea, Inva Mula, Pirro Çako dhe Zana Çela kanë qenë bashkë në liceun “Jordan Misja”.
Julka Gramo, Ogerta Manastirliu dhe Saimir Tahiri kanë qenë shokë gjimnazi në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Ben Blushi e Ilir Meta gjithashtu kanë qenë në një klasë në gjimnazin “Sami Frashëri”.
Blerina Bombaj dhe Sonila Meço kanë qenë në të njëjtën klasë në gjimnazin “Ismail Qemali”.
Olta Gixhari dhe Nik Xhelilaj kanë ndarë të njëjtën klasë në “Akademinë e Arteve”.
Ajola Xoxa e Alketa Vejsiu kanë qenë në një klasë në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
Vikena Kamenica, Ornela Bregu dhe Ledina Çelo kanë qenë shoqe klase në “Liceun Artistik”.
Po ju, keni pasur në klasë ndonjë VIP? 🙂