Eliona Pitarka ka gati 1 vit që ësht shkëputur nga ekrani. Ajo tashmë është nënë e dy vajzave, dhe kjo është puna që po bën ‘full time’. Por, Eliona ka ditur sesi të gjejë edhe kohë për ndjekësit në rrjetet sociale e të jetë aktive. Së fundmi ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të tyre.
‘Në cfarë lloj formati do kishit dëshirë të më shikonit?’-ishte pyetja që Eliona i bëri ndjekësve të saj.
Të shumta ishin përgjigjet, e mes tyre kishte shumëllojshmëri programesh. Një prej tyre përmendi edhe ‘Big Brother VIP’, por Eliona tha se kjo nuk mund të bëhet pasi ka fëmijë të vegjël e se nuk mund të shkëputet për kaq shumë gjatë larg tyre.
‘Jo, tashmë që kam dy fëmijë nuk bëhet fjalë…nuk rri dot as gjysmë dite pa to’