Moderatorja Fjoralba Ponari është duke shijuar ditë pushimi me partnerin e saj, me të cilin ajo ka nisur dhe të krijojë “Vlogs” (vlog-kontent për rrjetet sociale përmes videove) në kanalin e saj në Youtube.
Së fundmi, Fjoralba ndodhet në Itali, ku dhe ka zbuluar “sekretin” e Einxhel dhe Dagz. Me sa duket Trevi ka një rrjet ndërkombëtar baresh, i cili ndodhet dhe në Romë!
“Na paske zbuluar sekretin. Së shpejti dhe në Shqipëri e Kosovë” – shkruan Einxhel me humor.
Sigurisht që bëhet fjalë për një shaka mes vajzave, por ajo që duhet thënë, është që Einxhel dhe Fjoralba janë mikesha shumë të mira, aq sa moderatorja nuk e harron asnjë moment Einxhel dhe Trev, as kur është me pushime! 🙂