Këngëtarja Dafina Zeqiri është drejt mbylljes së një sezon të suksesshëm veror, me angazhime të shumta në koncerte muzikore. E për këtë rezultat të suksesshëm, Dafina ka falënderuar ekipin e saj për punën dhe përkushtimin që kanë treguar.
34-vjeçarja ka ndarë disa fotografi nga një prej koncerteve të fundit. Ajo pranon se këtë punë nuk do të mund ta bënte pa ekipin e saj.
“Nuk mund ta bëja atë që bëj pa ekipin tim. Ju dua shumë të gjithëve. Faleminderit për përkushtimin, angazhimin dhe punën tuaj! Moneyz Music. Ne jemi një ekip ëndërrimtarësh. Ne besojmë në atë që bëjmë dhe njerëzit rreth nesh”
Aktualisht Dafina po shijon suksesin e këngës së fundit që solli në bashkëpunim me kantauotrin, Elgit Doda “Si mua”.