Trendi më i përhapur i kësaj vere ishte padyshim ai që Sin Boy krijoi me këngën e tij të re “Sexaki”, ku bujën më të madhe e mori kur iu bashkua dhe ish-partnerja e tij Rina.
Ndërkohë, në një nga intervistat e saj së fundmi, Rina tregoi se videoja e saj ishte thjesht për suport, teksa nuk e priste bujën që mori.
Lidhur me raportin me Sin Boy, këngëtarja tregoi se ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie pune, edhe pse janë të ndarë.
“Nuk e kam mendu për keq, por u bë shumë virale, nuk e di pse. Video ishte për suport. Jo nuk jemi bashkë. E them, unë dhe Sinboy vetëm punojmë bashkë. Nëse na shihni bashkë, ne kemi punë.”- u shpreh ajo.