Përfundimisht, një nga këngët më të suksesshme të kësaj vere, ishte bashkëpunimi i Dafina Zeqirit dhe Ylli Limanit me titull “Kaje”.
Dyshja ka bërë “namin” nëpër koncerte këtë verë me këtë këngë. Së fundmi, ata ishin të ftuar në një club në Kosovë, ku kanë qenë duke performuar hitin e tyre. Në një moment, një e papritur që shkaktoi të qeshura në rrjet ndodhi. Ylli Limani nisi të këndojë pjesën e Dafinës gjatë performancës.
Këtë moment, as Dafina nuk e ka humbur, madje e ka shpërndarë në Instagram duke shkruar: “Qa qef. Ylli Limani me knu pjes tmija” – duke e shoqëruar me një emoji limoni.
Epo, nuk ka faj Ylli! Vështirë t’i rezistosh kësaj kënge pa e kënduar nga fillimi në fund! 🙂