Sot në rrjet është bërë virale një video ku Fred de Palma, i dashuri i Jori Dellit, ofendon Shqipërinë duke e quajtur “shteti i budallenjve”. Lajmi është përhapur me shpejtësi, duke ‘ironizuar’ kështu këngëtarin dhe Jori Dellin që shpërndau videon.
Për këtë arsye, vet Jori ka vendosur të shpjegojë videon, duke konfirmuar kështu përfundimisht edhe lidhjen me Fredin.
“Nuk është ashtu si e keni kuptuar. Fredi ka qenë duke bërë ‘freestyle’ me atë italianin dhe në një moment ai i thotë diçka për të dashurën shqiptare dhe Fredi i thotë që mos fol për të dashurën time se është shqiptare do hash dru, gjasme unë do e rraf se jam shqiptare, budalliqe kot. Pastaj i thotë që në vendin e budallenjve, ti je budallai i vendit, po ai tjetri nuk është shqiptar, është italian. Si mund të mendoni që unë do shpërndaj një video ku shahen shqiptarët, a jeni mirë?”
Epo, me sa duket i kemi “rënë në qafë” kot Fredit!