Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri televiziv e bashkë me të edhe “Dancing with the stars Albania 2”.
Të shumtë janë personazhet që po përfliten se do t’i bashkohen sfidës së kërcimit, ndër to Efi Dhedhes dhe Kiara Tito. Por, me sa duket këto dy emra nuk do të jenë të vetmit personazhe të BBV, që do t’i bashkohen sfidës së kërcimit.
Së fundmi, një tjetër banor i BB, është pyetur lidhur me sfidën e kërcimit dhe ai është pikërisht Krist Aliaj. Pak e çuditshme në fakt, për natyrën e Kristit por megjithatë, në një “Ask me a question” në Instagram me ndjekësit e tij, Kristi është pyetur lidhur me sfidën e kërcimit. Ai ka zgjedhur të mos reagojë, por t’a shoqërojë pyetjen me një ’emoji’ duke qeshur.
Kështu, Kristi ka zgjedhur t’a mbajë mister pjesëmarrjen ose mos pjesëmarrjen e tij në garën e kërcimit. Mbetet të presim edhe pak javë tashmë, për të zgjidhur misterin! Ju do e preferonit Kristin në “Dancing with the stars Albania 2”?