Armaldo Kllogjeri së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Lancio”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Ndër të tjera, Maestro ka folur edhe për raportin me Efin, duke theksuar se i ka sqaruar gjërat ndërsa ka theksuar se surpriza për të mbetet Bledi Mane, armiku i tij brenda BBV.
“Unë jo vetëm me Efin, por me të gjithë banorët duke qenë nga natyra shumë tolerant dhe shumë fansa më thonë që pse duhet ta kesh këtë tolerancë. Të them të drejtën, nuk dua që të kem marrëdhënie të këqija me banorët. Efin e takova, biseduam dy gjëra për t’i sqaruar. Bledi Mane ka qenë surpriza për mua në këtë “Big Brother”, vërtet është për t’u vlerësuar.” – tha Armaldo.
Ndër të tjera, gjatë intervistës ai zbuloi se oferta më e çmendur dhe më e vështirë që ka marrë ndonjëherë, ka qenë të performonte në një klub stripizmi.
“Për hir të së vërtetës, kanë qenë disa por unë nuk kam pranuar, por më e sikletshmja dhe më e vështira ka qenë që unë të performoja në një klub striptizmi” – u shpreh Maestro.