Dafina Zeqiri është padyshim një nga artistet më të dashura të publikut. Si e tillë, ajo ka miliona ndjekës e fansa, që e ndjekin në çdo lëvizje të saj. Për të mbajtur të përditësuar fansat e saj, Dafina vazhdimisht postin në rrjete sociale momente të jetës së saj të përditshme, koncerteve, por pa lënë pas edhe mendimet e saj.
Së fundmi këngëtarja, ka ndarë një postim lidhur me një veprim që shumë prindër, kryesisht nënat e reja e bëjnë sot, pasi është kthyer në ‘trend’. Por, sipas Dafinës është sëmundje mendore. Është pikërisht hapja e rrjeteve sociale për bebat e vegjël dhe fakti që përgjigjen nëpër komente sikur janë ata.
Kështu, Dafina ka ndarë në Instastory, një postim të marrë nga “Threads”, ku shkruhet: “Tregoni një sjellje që nuk konsiderohet si formë e sëmundjeve mendore, por ty të duket sikur duhet të jetë? Të hapësh një faqe për fëmijën tënd dhe të komentosh në emër të tij”
Në fakt, po ta mendosh gjatë, cili është kuptimi i këtij veprimi dhe ‘trendi’ ?!